Kuriozitete
Vdes duke recituar live Kuranin (Video)
Recituesi prominent indonezian i Kuranit, Sheik Ja’far Abdulraham ka vdekur duke recituar vargje nga libri më i vlefshëm i Islamit gjatë një ceremonie zyrtare.
Abdulrahman ishte duke recituar vargje nga Surja al-Mulk në prezencë të Ministrit për Punë Sociale kur pësoi sulm në zemër duke mos mundur ta përfundojë recitimin e tij.
Më pas ai u largua që aty nga mjekët, transmeton Gazeta Express.
Indonezia ka popullsinë më të madhe myslimane. Islami ishte pranuar së pari nga indonezianët në Sumatra në shekullin e 13-të pas ndikimit të tregtarëve myslimanë dhe mësuesve sufi.
Islami u bë feja kryesore në vend në shekullin e 16’të.