Kuriozitete
“Ngrije bluzën, më dërgo një foto…”, mamaja vë duart në kokë kur lexon mesazhet e pedofilit
Mamaja e një vajze të vogël në moshë u tmerrua kur zbuloi mesazhet e turpshme që një pedofil i dërgonte të bijës 10-vjeçare. Britanikja, e cila nuk ka dashur të identifikohet, zbuloi postimet e një burri të quajtur Daniel Foreal, i cili në bisedë e sipër i kërkonte të bijës të “ngrinte bluzën dhe të hiqte reçipetat”.
Personi, i cili dyshohet se jeton në Florida, e ka njohur të voglën në një aplikacion në rrjetet sociale dhe më pas e ka kontaktuar edhe në Snapchat. Duke i gënjyer mendjen, i kërkonte herë pas here që ajo të bënte veprime të turpshme, të cilat do të ngeleshin sekret mes tyre.
Madje është për të vënë duart në kokë kur ai i kërkon një selfie jo vetëm të fytyrës dhe vajza ia kthen nëse do një foto me arushët e saj të preferuar.
Gjeni më poshtë një pjesë të bisedës dhe prindër, bëni kujdes me ato që fëmijët tuaj shikojnë gjatë ditës në celular.