Kuriozitete
Vdes adoleshentja që piu një koktejl me kokainë dhe ekstazi
Një adoleshente nga Anglia ka ndërruar jetë pasi piu një koktejl, në të cilin kishte kokainë dhe 5 pilula ekstazi.
Sheria-Lea James njihej si ‘Mrekullia’ pasi mundi kancerin e mëlçisë kur ishte foshnje, por nuk arriti ti mbijetonte një gjendje të tillë.
15-vjeçarja kishte qenë në një festë me mikeshën e saj dhe përfunduar në apartamentin e një 29-vjeçari, kur në orët e para të mëngjesit filloi të ndihej keq.
Policia nxitoi që ta dërgonte në spital, por doza e drogës që kishte marrë ishte shumë e lartë dhe ndërroi jetë.
Mamaja e saj, Sam tregoi se vajza e urrente drogën, por është vërtetuar se ajo ka pirë gjithçka me vullnet të plotë, pra pa u ndikuar nga të tjerët.