Connect with us

E kapi duke kryer marrëdhënie me të ëmën, burri kërkon divorcin nga gruaja pa vaginë

Kuriozitete

E kapi duke kryer marrëdhënie me të ëmën, burri kërkon divorcin nga gruaja pa vaginë

Një burrë i ka kërkuar divorcin të shoqes gjatë një emisioni televiziv, pasi e kapi atë duke kryer marrëdhënie me njerkën. Mirëpo, çudia nuk ndalet me kaq, pasi vajza ka rrëfyer live në televizion se ajo nuk ka vaginë.

Ngjarja është zhvilluar në emisionin “Caso Cerrado” në Spanjë, ku Alejandro i ka kërkuar gruas së tij, Tania, divorcin e menjëhershëm si dhe të gjithë pronësinë e apartamentit që kishin blerë sëfundmi.

Alejandro ka treguar se ata kishin një vit lidhje, por vetëm para pak kohësh ishin martuar. Në të gjithë këtë periudhë, Tania i kishte kërkuar të mos kryenin marrëdhënie seksuale deri në ditën e martesës dhe ai e kishte respektuar dëshirën e saj. Por në natën e parë të martesës, kur është futur në dhomën e gjumit, ai ka gjetur Tanian dhe nënë e saj birësuese në shtrat, teksa kjo e fundit tentonte të penetronte me një dildo.

Ka qenë Tania ajo që më pas është detyruar të bëjë rrëfimin tronditës për të cilin shumë pak veta ishin në dijeni dhe që vetë vajza bukuroshe nuk kishte preferuar ta ndante me të tjerët.

Unë nuk jam si femrat e tjera. Unë kam lindur pa vaginë. Vuaj nga sindroma Rokitansky, e cila bën që femrat ose të lindin me vaginë ekstremisht të vogël, ose pa vaginë fare. Në rastin tim, nuk kam vaginë”, – rrëfen vajza.

Ajo shton se pasi u fejua me Alejandron vendosi t’i nënshtrohej një operacioni përmes së cilit do të mund të formonte kanalin vaginal.

Pasi të bëja këtë operacion me shumë qejf do t’i dorëzohesha e atij si femër. Unë i di nevojat e tij si mashkull, por edhe detyrat e mua si femër”, – tha ajo, por i shoqi sërish kërkonte divorcin.
Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top