Showbiz
Xhensila si kunatë, a gatuan, a bën punë shtëpie? Ja si përgjigjet motra e Bes Kallakut (Foto/Video)
Vetëm pak ditë pasi u mësua se Ana Kallaku, moderatore në Scan Tv, është motra e Bes Kallakut, të gjithë u bënë kureshtarë për të mësuar më shumë rreth saj dhe sidomos edhe marrëdhënies me Xhensilën, e cila këtë vit do të lidhë kurorë me vëllanë e saj.
E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Oktapod”, Ana ka folur edhe për kunatën e saj, edhe pse kjo fjalë nuk i pëlqen fare: “Unë dhe Xhensila jemi pothuajse moshatare, me një diferencë shumë të vogël…” – thotë ajo duke kujtuar se Xheni ka hyrë shumë herët në familjen e tyre, ndaj edhe Anës i duket sikur është rritur me të: “Xheni është bërë pjesë e familjes sonë pothuajse prej 7-vjetësh. Fakti që kemi dhe të njëjtën moshë me njëra-tjetrën, na i ka bërë gjërat shumë më të lehta, flisnim shumë, komunikonim shumë…”
Si moshatare, Ana dhe Xhensila kanë ndarë edhe shumë kohë bashkë, pa e specifikuar veten si kunata, ato kanë qenë më shumë si dy shoqe: “Jemi më shumë si shoqe, madje edhe përpara se unë të zhvendosesha në shtëpinë time, me familjen time, kemi jetuar bashkë dhe unë pothuajse jam rritur me Xhenin.”
E ngacmuar nga Turi për momentin kur Xhensila hyri në jetën e Besit, Ana thotë se e mban mend shumë mirë kohën kur i vëllai kishte nisur t’i fliste për të: “E mbaj mend shumë mirë kur ai më tregonte se po njihej me Xhenin… ‘Të kujtohet ajo vazja që ka qenë të Ethet, Xhensila e Etheve…’ – i pati thënë Besi një ditë dhe Ana, natyrisht që e kujtonte: “Kush nuk e njihte Xhensilën” – shton ajo. I vëllai vijoi t’i tregonte për këngëtaren me shumë emocion dhe që në fillim, e motra e kishte kuptuar se ata të dy ishin bërë për njëri-tjetrin: “Vëllai po fliste me shumë emocione, me shumë ndjenja. Që në fillim më është krijuar ideja se ishin bërë për njëri-tjetrin, ndaj dhe në sytë e mi janë ҫifti ideal…”, – vijon rrëfimin Ana.
Ah, kur do të jetë dasma? Këtë, Ana nuk është e autorizuar ta thotë: “Do të jetë së shpejti…”, pa rënë pre e provokimeve të Turit.
Në qershor?
Jo!
Në korrik do jetë?
Jo, nuk do të jetë as në korrik… Nuk më takon mua ta them.
Për më shumë detaje mund të ndiqni videon e mëposhtme…