Connect with us

Mes lotësh i kërkon të kthehet në shtëpi, por gruaja nuk pranon: Ai më rrëmbeu, por më ka nxirë jetën

Kuriozitete

Mes lotësh i kërkon të kthehet në shtëpi, por gruaja nuk pranon: Ai më rrëmbeu, por më ka nxirë jetën

Ditën e sotme në emisionin “Ka një mesazh për ty”, një histori dashurie i ka prekur të gjithë.
Marseli nga qyteti i Vlorës kishte ftuar në emision bashkëshorten e tij Nikoletën, për t’i kërkuar falje për të gjitha të këqijat që i ka bërë.

Nikoletën ai e ka marrë me rrëmbim, pasi babai i saj ishte kundra kësaj martese.

Shkaku kanë qenë bëmat e Marselit, pra kokëfortësia e tij, që nuk e respektonte vendimin e të atit të Nikoletës që “nuk kishte vajzë për të martuar”.

Nikoleta është larguar dy herë nga shtëpia, por është rikthyer dhe prej tre javësh është larguar sërish.

Ajo i ka thënë Marselit se nuk do të kthehet dhe e quan ish-bashkëshort.

Marseli shpreh pendim për të gjitha “pabesirat” që ai i ka bërë, por Nikoleta shfaqet mjaft indiferente dhe e vendosur.

Jam 22 vjeç, më ka marrë që 16 vjeç dhe nuk di të them një herë që kjo ditë është e bardhë dhe e mbaj mend nga kjo martesë, në daç për mua në daç për fëmijët e mi. Unë Marselit nuk i them as jo as po. Nuk i jap dot një shans, kam nevojë vetëm që ai të më tregojë, që andej nga është, që ka reflektuar dhe e do familjen”, është shprehur ajo.

Megjithatë, Marseli i ka premtuar se do të ndryshojë, do të gjejë punë dhe do të gjejë një shtëpi për të jetuar në kryeqytet.

Se çfarë do të ndodhë dhe a do ta mbajë premtimin Marseli, mbetet për t’u parë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top