Kuriozitete
Çobani shqiptar gjen një çantë në varreza, tmerrohet çfarë sheh brenda saj
Një çoban shqiptar është përballur me një ngjarje horror në Vrisaki të Imathias në Greqi. Ai ka gjetur në një lëndinë pas një varreze, të futur në shkurre një çantë. Menjëherë e ka hapur mbase për të gjetur diçka të çmuar. Por, është tmerruar nga pamja makabre që i është dashur të shoh.
Brenda cantës ndodheshin dy kavanoza që përmbanin nga një embrion, fetus. Bariu ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka marrë zbulimet makabre duke i çuar për ekspertizë në Selanik.
Paraprakisht mendohet se embrionet ishin në javën e 18-të apo të 20-të por nuk dihet se si kishin përfunduar në një çantë dhe në një zonë të tillë.
Sipas mediave greke çobani shqiptar ka qenë në një gjendje të rënduar psikologjike dhe është shprehur i penduar që ka hapur çantën pasi është përballur me një skenë të tmerrshme.
Do doja të mos e kisha hapur kurrë çantën. Kam parë tmerr”, ka thënë ai.
Sipas mediave greke, kavanozat përmbanin një lëng që po i nënshtrohet ekspertizës në Departamentin e Sigurisë Alexandria.
Video: