Kuriozitete
Alienët ekzistuan në Tokë, ja pse u larguan
A ekzistojnë alienët? A jemi të vetëm në univers? A ka jetë jashtëtokësore?
Këto janë disa prej pyetjeve që janë shtruar përgjatë viteve nga shkencëtarët, qeveritarët dhe njerëzit e thjeshtë.
Dhe tani, një shkencëtar amerikan thotë se një formë e avancuar e jetës mund të jetë realitet – por që u zhduk shumë kohë më parë.
Profesori Jason Wright, një profesor i astronomisë dhe fizikës në Universitetin Shtetëror Pennsylvania, publikoi një shkrim në arXiv në të cilin ai pretendon se ‘speciet e lashta teknologjike’ mund të kenë jetuar në Tokë miliarda vjet para racës njerëzore, transmeton Gazeta Express.
Ai nuk është 100% i sigurt nëse këto specie jetuan në Tokë, Venerë apo në Mars. Megjithatë, ai thotë:
“Duke e ditur se njihet për jetë komplekse, origjina më e dukshme për një specie të mëparshme të çfarëdo lloji është Toka”.
Wright beson se speciet e lashta janë zhdukur, por se njerëzit kanë gjetur shenja të tyre edhe në të kaluarën.
Megjithatë, ai thotë se dëshmia më e mirë fizike rreth ekzistencës së këtyre specieve tani mund të jetë humbur.
Por pse Wright mendon se këto specie të lashta janë zhdukur? Ai thotë se “përgjigja më e mirë” është një kataklizëm, “qoftë ndonjë ngjarje natyrore si rënia e ndonjë asteroidi, katastrofë globale klimatike apo vetë-shkatërrim”.