Kuriozitete
Gruaja ha 7 mijë dollarë për një arsye të çmendur
Çmenduria njerëzore nganjëherë nuk njeh kufij, dhe këtë e vërteton më së miri gjesti i një gruaje xheloze ndaj burrit të saj.
Një grua kolumbiane ka gëlltitur plot 7 mijë dollarë në nerva e sipër pasi ishte zënë me burrin e saj.
Sipas mediave vendase, është dashur ndërhyrja kirurgjikale e mjekëve për të nxjerrë nga stomaku i gruas 7 mijë dollarët, të cilat sipas saj i kishte ruajtur për të bërë pushime me burrin e saj.
Drejtori i Kirurgjisë në Spitalin Universitar të Santanderës, Juan Paulo Serrano, tha se shumica e faturave u nxorën përmes një gastronomie të stomakut.