Kuriozitete
FSK kërkon berberë për ushtarë, ja sa do të jetë paga
Berberi nuk ka nevojë që të jetë i specializuar për rregullimin e modës së fundit të flokëve. Mjafton të ketë kompani të regjistruar dhe të ketë çmimin me të lirë të ofertës, pasi që kokat që do të qethë do të duken thuajse tullace.
“Shërbimet e qethjes për kadetët e QSU-së për nevojat e FSK-së”. Kështu është quajtur tenderi i FSK-së i cili do të jetë valid për 12 muaj nga nënshkrimi i kontratës.
Është paraparë që ushtarët të qethen vetëm të premten nga ora 8 deri ne 12, nga 48 pjesëtarë, ose 192 prerje të flokëve në muaj.
“AK i MFSK‐se ka për qellim qe te lidhe një kontrate për shërbime te qethjes me një operatorë ekonomik që do të ketë kapacitet te kryej këto lloje te shërbimeve te qethjes (Prerje te flokëve) sipas kërkesës dhe nevojave autoritetit kontraktues. 48 pjesëtare do te qethen çdo fundjave – te premteve nga ora 8 – 12 , dhe kjo do te behet se paku 4 here ne muaj, kurse shërbimet do te realizohen brenda hapësirave te AK te FSK-se”, thuhet në njoftimin për kontratë të FSK-së.
Vlera e parashikuar e kontratës: 2,000.00 euro, gjeq ë berberi do të fitojë rreth 1 euro në prerje të flokëve.
Afati i fundit për marrjen e dosje se tenderit për të fituar këtë punë ka qenë deri me date 04/05/2017 , ora 15:00h