Kuriozitete
A e dini përse veturat amerikane nuk kanë dritë të pasme mjegulle? [FOTO]
Çdo veturë e prodhuar për tregun evropian ka dritë të pasme mjegulle, ndërsa shoferët amerikanë as që e kanë idenë kur, përse dhe si ta përdorin atë dritë.
Rregullorja 48 e Kombeve të Bashkuara e adoptuar nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropë obligon prodhuesit që të gjitha veturave të dedikuara për tregun Evropian tu vendoset drita e pasme e cila duhet të aktivizohet në kushtet e shikueshmërisë së dobët nën 100m, kryesisht gjatë mjegullës, transmeton Express. Kjo rregullore obligon vendosjen e një ose dy dritave ne varësi të dëshirës së prodhuesit. Në rastet kur vendoset vetëm një dritë, ajo duhet të jetë në anën e shoferit.
Në SHBA, ligji nuk kërkon një masë të tillë sigurie dhe si pasojë e kësaj veturat atje nuk kanë një dritë të tillë. Shoferët atje nuk kanë idenë se për çfarë shërben një dritë e tillë apo pse duhet të përdoret.