Kuriozitete
Shkencëtarët: Mos hiqni dorë kurrë nga një femër që ka këto cilësi!
Mos e lini kurrë të shkojë që fëmër që ka këto karakteristika dhe nëse nuk na besoni ne, atëherë besojuni shkencëtarëve. Ato kanë studiuar çiftet dhe karakteristikat e secilës palë që i bëjnë unikë dhe nuk i gjeni lehtë në ditët e sotme.
Sipas tyre nëse bashkëshortja, e dashura apo një person që jeni duke njohur së fundmi ka këto karakteristika, mos hiqni dorë prej saj dhe kur gjërat duken të vështira. Kështu thonë shkencëtarët dhe zakonisht ato kanë të drejtë, andaj verjani veshin këshillave të tyre.
Ajo është e zgjuar
Çdo mashkull do të dëshironte që partnerja e tij të ishtë e zgjuar, po aq sa ju, ose ndoshta edhe më shumë. Në këtë mënyrë, ajo do t’ju sfidojë gjithmonë për mirë. Sipas një studimi të kryer nga universiteti i Aberdeen, një femër e zgjuar mund t’ju ndihmoj të mos vuani nga çrregullimet mendore.
Është e ndershme
Ndershmëria është shumë e rëndësishme, sidomos në një raport personal dhe intim. Kur gjërat fshihen, kjo do të thotë shumë pasiguri. Prandaj është shumë e rëndësishme që partnerja të jetë e ndershme me ju.
Është super pozitive
Fuqia e pozitivitetit është më e madhe sesa mund ta mendoni. Mund të ndryshojë mënyrën sesi ju shihni çdo situatë. Dhe kush është mënyra më e mirë për të qenë pozitivë sesa kur keni një person të tillë afër?
Është e sjellshme dhe xhentile
Mirësjellja dhe xhentilesa janë po ashtu mjaft të rëndësishme. Të thuash faleminderit dhe të kesh nje zemër të mirë do të thotë shumë.