Sport
Motra e Neymar lë keq të vëllain, lidhet me shokun e tij të skuadrës
Rafaella, motra e yllit brazilian të Barcelonës, Neymar që është edhe modele ka konfirmuar lidhjen e saj me shokun e skuadrës të të vëllait.
Prej disa kohësh ajo është dashuruar me sulmuesin brazilian të Interit, Gabigol. Ajo postoi një fotografi të saj dhe Gabigolit në Instagram duke u puthur.
Gabigol, 20 vjeç, është shok skuadre me Neymar te Brazili dhe aktualisht nuk po kalon një sezon të mirë tek skuadra e Interit pasi nuk po aktivizohet rregullisht, por në jetën priavate duket se po i ecën mjaft mirë.