Showbiz
“Princeshë në spektakël e pastruese në lagje”, njerëzit shtangen nga pamja e Arbanës
Pasi u shfaq të shtunën e kaluar me një fustan në ngjyrë ulliri, çmimi i të cilit i kalonte pritshmëritë, prezantuesja këtë herë është shfaqur me rroba shtëpie duke bërë pazarin në supermarketin e lagjes.
Ajo duket e veshur shumë sportive e “zhveshur” nga makijazhi dhe veshjet e shtrenjta.
Një veshje e tillë (Foto nr. 2) bën një kontrast të dukshëm me veshjet e përzgjedhura kur ajo shfaqet në ekran, por janë shumë normale e të rehatshme.
Fustani tmerrësisht i shkurtër i së shtunës së kaluar ngjalli shumë debat tek komentuesit të cilët e sulmuan pasi ajo kishte ekspozuar më shumë pjesë të trupit se zakonisht.
Krahasimi është drastik dhe pritet që Arbana ta “rikuperojë” sërish pamjen e saj sot në mbrëmje