Connect with us

Fshati shqiptar që përveç ujit, rrugës dhe dritave “vuan” edhe nga mungesa e nuseve (Video)

Kuriozitete

Fshati shqiptar që përveç ujit, rrugës dhe dritave “vuan” edhe nga mungesa e nuseve (Video)

Të lënë në harresë për thuajse çerek shekulli, banorët e fshatit Skilaj kërkojnë t’u rregullohet rruga që i lidh me aksin nacional.Uji që shkon në shtëpitë e banorëve është i përzierë me ujëra të zeza. Jo më larg se dy muaj më parë 4 fëmijë të këtij fshati u prekën nga hepatiti.

“Duam rrugë të shtruar dhe të sistemuar. Të rishikohen telat e korrentit se janë të kohës së komunizmit”, shprehet një prej banorëve.

“Tek shkolla 8-vjeçare kur bie shi bashkohen telat, rrezikohen fëmijët nga korrenti”, tregon një banor tjetër.Në fshatin me 1 mijë banorë nuk kërkojnë vetëm ujë, drita, dhe kanale vaditëse por edhe nuse. Ata thonë se vajzat nuk pranojnë të martohen me djemtë, për shkak të kushteve të këqija në këtë fshat të njësisë administrative Karbunarë në Lushnje.

 

“Nuk na vinë nuset, e di sa çuna beqarë ka këtu”, shprehet një grua.

“Ne paguajmë taksë gjelbërimi, ndriçimi, për plehrat, ndërkohë që këtu s’ka asnjë kusht. Shumica je djemve janë beqarë nën 27 vjeç pa perspektivë, thotë një i ri.

Fshati Skilaj ndodhet 9 km nga qyteti i Lushnjes, por mungesa e rrugëve ka bërë që këtyre banoreve t’u shtohet largësia me qytetin.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top