Connect with us

Familja e dorasit flet për Veriu.info, shpreh dhimbje dhe kërkon falje publike

Kuriozitete

Familja e dorasit flet për Veriu.info, shpreh dhimbje dhe kërkon falje publike

Përmes një reagimi të dërguar në redaksinë e portalit Veriu.info, familja e Sadik Bajramit, të dyshuarit për vrasjen e Ermal Kamberajt, ka shprehur dhimbjen e tyre me veprën që dyshohet se e ka kryer familjari i tyre.

Në këtë reagim mjaftë prekës dhe shembull se si duhet të ndjehet keqardhje për një vepër të tillë, të cilin vëllai i të dyshuarit e dërguar ekskluzivisht në Veriu.info, thotë se më të kënaqur do t ishin sikur të kishte vdekur djali i tyre, se sa që ka vdekur Ermali.

Familja Bajrami tregon se është në gjendje mjaft të rëndë dhe kërkon nga organet e rendit që ta arrestojnë sa më parë familjarit e tyre, i cili dyshohet se e ka kryer vrasjen.

Ja reagimi i plotë i dërguar nga familja Bajrami në Veriu.info:

Na si familje jemi të shokuar se çfarë ka ndodhur. Nuk kemi asnjë informacion më të voglin se si ka ndodhur ngjarja e as për çfarë ka ndodhur kjo ngjarje. Ndjejmë shumë dhimbje dhe na vjen  shumë keq për këtë ngjarje.

Familjes së të ndjerit i kërkojmë falje në emër të familjes tonë. Dorasi është në arrati, policia është e informuar për gjithçka, edhe për lëvizjet më të vogla. Na kishim qenë shumë më të kënaqur sikur të ishte kapur dorasi menjëherë ose sikur të kapet sa më shpejt dhe na kemi me  bashkëpunu me organet e Rendit për gjithçka edhe besojmë që dorasi shumë shpejt do të kapet nga organet rendit. Neve do na i lehtësonin dhembjet nëse nuk na fyeni e shani, sepse babai  80vjet e nëna 70 vjet nuk kanë faj në këtë problem.

Na e ndjejmë një dhimbje shumë të madhe, sa që ishim kanë ma të kënaqur sikurse djali Jonë të ishte i vdekur  e jo Ermali, por ja që ka ndodhur e nuk e kem idenë se çfarë të bëjmë. Jemi në një rrugë qorre e qe s’po dina se çka me ba, përveç se me kërku falje edhe me u deklaru se krejt familiarët jemi kundër këtij akti të tmerruar. Na dhemb shumë fakti që Ermali është i vdekur nga dora e djalit tonë.

Ermali u preft në paqe e djalin tonë le ta dënoj Allahu, si Allahu din më së miri.

Me dhembje,

Familja Bajrami

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top