Connect with us

Mrekullitë ndodhin, foshnja që nuk peshonte as 1kg arriti të mbijetojë

Kuriozitete

Mrekullitë ndodhin, foshnja që nuk peshonte as 1kg arriti të mbijetojë

Ka qenë një mrekulli e Zotit, pasi një foshnjë që nuk peshonte as 1 kilogram ka arritur të mbijetojë. Kështu e kanë cilësuar mjekët e spitalit të fëmijëve në Londër ardhjen në jetë të Oscar King. Nëna e tij Katy King është detyruar të bëjë një lindje të parakohshme kur ka qenë në javën e saj të shtatzënisë, pasi kishte probleme.

Mjekët të cilët kanë marrë pjesë në operacion nuk kanë pasur asnjë shpresë se foshnja mund të mbijëetonte, por mesa duket ata janë gabuar. Sot Oscar është 6 muajsh.

“Oscar është një mrekulli dhe kujdesi intensiv e mbajti gjallë fëmijën tonë. Nuk ishin të këndshme disa biseda që patëm fillimisht me mjekët. Kishte momente që menduam se nuk do arrinin ta merrnim kurrë në shtëpi vogëlushin tonë”, shprehet nëna e Oscar.

Oscarit iu desh t’i nënshtrohej një operacioni menjëherë sapo ai lindi, pasi mjekët kishin vërejtur gjatë kohës që ai ishte në barkun e nënës një çrregullim të rrallë që ndikon në mushkëritë dhe mëlçinë.

Vogëlushi do të jetë gjatë gjithë kohës nën vëzhgimin e mjekëve dhe ndërhyrjeve kirurgjikale. Një mjek tha se nuk kishte asnjë ide se si kishte mbijetuar Oscar.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top