Showbiz
Arian Çani flet për herë të parë për jetën private, zbulon sekretin që s’e keni ditur për martesën e tij
Arian Çani gjithmonë kërkon që të dijë çdo gjë në lidhje me të ftuarit në emisionin e tij, por kur bëhet fjalë për jetën e tij ai nuk flet fare.
Mbrëmjen e së hënës në spektaklin “YFSF”, pasi këngëtarja Arlinda Gjoni ka interpretuar këngën e Artiola Toskës, Çani ka treguar se Artiola është këngëtarja e tij e preferuar.
Ai ka shkuar dhe më tej duke thënë se nëse do të martohej një ditë, në dasmën e tij do të ftonte si këngëtare Artjola Toskën.
Pikërisht në këtë moment kanë lindur dhe dyshimet se Çani nuk është i martuar me atë që të gjithë e njohin si bashkëshortja e tij.
A ka qenë kjo batuta e tij, apo është i vërtetë fakti që ai është ende “beqar”? Ndoshta Çani duhet ta sqarojë në ditët në vijim.