Kuriozitete
Ndodh edhe kjo: Rikthehet plazhi që ishte zhdukur 30 vite më parë (Foto/Video)
Një plazh që 30 vite më parë ishte zhdukur kur një stuhi e fortë rëre mori me vete sasinë e madhe të rërës nga ishulli i Akilit pranë bregut perëndimor të Iralndës, papritmas është shfaqur sërish, pasi një valë e fortë nga Oqeani Atlantik derdhi mijëra tonë rërë në bregun shkëmbor.
Plazhi 300 metra i gjatë në afërsi të fshatit të vogël Duag në ishullin e Akilit, ishte zhdukur në vitin 1984 kur një stuhi e fortë i mori gjithë rërën, duke e lënë një breg shkëmbor, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, pas valëve të mëdha pranverore që ndodhën gjatë muajit të kaluar, banorët e ishullit kanë konstatuar se erërat e Oqeanit Atlantik ua kanë rikthyer sërish rërën.
Sean Molloy nga zyra e turizmit të ishullit ka deklaruar për “Irish Times”, se ky fakt është shumë i rëndësishëm, duke rikujtuar se ky plazh dikur kishte katër hotele dhe një numër të madh të shtëpive në pjesën perëndimore të bregut të ishullit, në të cilin edhe sot jetojnë rreth 2.600 banorë. /Telegrafi