Kuriozitete
A t’ua kthej shpinën gruas dhe fëmijëve?
Jam një burrë 42 vjeçar, jam i martuar dhe kam tre fëmijë. Por, jam në një hall të madh dhe nuk di si t’ia bëj me jetën time: jam i dashuruar në një vajzë 22 vjeçare, e cila është 20 vjet më e re se unë.
Jemi takuar në vendin e punës dhe prej asaj ditës nuk mund ta imagjinoj jetën time pa të. Ajo punon në një sektor tjetër të firmës sonë, ndërkaq unë udhëheqi një njësi tjetër të oganizatës me seli në Pejë. Kam rënë në një dashuri të tmerrshme dhe nuk po arrij të gjej një zgjidhje të kënaqshme: a duhet të ndahem nga gruja dhe fëmijët, a duhet t’ua kthej shpinën vetëm gruas dhe t’i mbaj fëmijët apo a duhet të martohem me vajzën e dashuruar.
Por, çmenduria ime nuk ka kufi: nuk mund të ndahem nga gruaja ime, sepse edhe atë shumë e dua. E ndiej se po bëj një tradhti të pafalshme ndaj gruas sime, e cila nuk e meriton, por tash për tash jam në mes të rrugës. Nuk jam në gjendje të përcaktohem se çka duhet të bëj: nuk po mund të vazhdoj kështu që të mbaj lidhje të fshehta me vajzën që e dua dhe me gruan time, e cila ende nuk ka nuhatur asgjë.
Ndoshta askush s’do të më hetojë se çka jam duke bërë, mirëpo dua të vendos: ose t’i qëndroj besnik gruas sime dhe të mos ua prish lumturinë fëmijëve të mi, ose të iki dikah bashkë me atë tjetrën. Mirëpo nuk kam zemër të bëj një mëkat aq të madh, sepse më dhimbset gruaja, më dhimbsen fëmijët, poashtu edhe familja, rrethi, i cili do të dëbojë dhe do unë do të jem ai që të kompromitohem para të gjithëve për një femër. Këtë nuk mund ta besoj, madje nuk po më besohet as qysh rashë kështu në dashuri dhe tash gjithçka po përmbyset para këmbëve të mia: kah t’ia mbaj, o zot i madh!…
Ajo quhet Linda dhe është vetëm 22 vjeçare, mirëpo duket shumë më e vjetër për dallim nga vitet që i ka. Është e bukur, zeshkane, e gjatë dhe shumë seksi. Kur e kam parë për herë të parë, nuk dua të fsheh asgjë, këmbët më janë dridhur, por kurrë nuk më ka shkuar mendja se do të bëj ndonjëherë për vete. E shikoja kur vinte dhe kur shkonte nga puna dhe gjithnjë më interesonte se çka kishte veshur dje dhe çka do të vishte nesër. Secilën ditë ndërrohej sikur për të më eksituar mua. Në shikim të parë kishte pamjen e një vajze hijerëndë, që shikonte punën e saj dhe nuk qante kokën për askë tjetër.
Për këtë arsye më dukej se askush nuk kishte shansë as t’i afrohej pranë, e lëre më ta përvetësonte dikush, bile as disa nga ata beqarët e firmës sonë. Në përgjithësi sjelljet kolegiale në kolektivin tonë të punës ishin për çdo lavdatë dhe gjithmonë mbanin distancë me njëri-tjetrin. Linda nuk ishte femra e vetme në ndërmarrjen tonë, sepse para saj aty ishin punësuar edhe disa vajza dhe gra të tjera, të cilat mua nuk më kishin rënë në sy si ajo.
Kur erdhi në punë për herë të parë dhe e pashë, menjëherë u interesova se kush e kishte sjellur aty, se mos kishte lidhje me dikënd nga udhëheqësia, por arrita të kuptoj se pas konkursit të shpallur për pesë vende të lira në firmën tonë, ajo ishte pranuar bashkë me dy vajza të tjera dhe dy djemë. Kur i thashë se jam i martuar, ajo tha s’ka problemNdoshta asnjëherë nuk më kishte rrëmbyer mendjen asnjë femër si ajo.
Para se të martohesha kisha rënë disa herë në dashuri, mirëpo kurrë nuk kisha provuar aso ndjenje të çuditshme qysh kur e njoha Lindën. Për herë të parë u takuam në korridor dhe e përshtëndetëm njëri-tjetrin, pastaj ajo hyri në zyrën e saj dhe unë në timen. Vetëm një mur i ndante zyret tona të vogla të punës dhe unë tërë kohën mendjen e kisha vetëm te ajo, madje edhe atëherë kur kthehesha në shtëpi `dhe kishim marrëdhënie me gruan. E pranoj se isha në një krizë të madhe të identitetit tim si njeri serioz dhe si burrë i martuar.
Po kaloja nëpër një periudhë shumë të pakëndshme martesore dhe ç’është më e keqja edhe pse isha i vetëdijshëm për atë që po më ndodhte, nuk mund të hiqja dorë nga qëllimi im çmendurak: luftoja ta përvetësoja Lindën. Në fakt, më buzëqeshi fati dhe nuk më erdhi aq vështirë ta bëja për vete atë, siç mendova në fillim. Një herë mendova ta gënjeja se isha ende beqar, mirëpo në momentin e fundit ndërrova mendje dhe ia tregova të vërtetën. Njohja jonë filloi në zyrën e saj derisa po përpunonim disa të dhëna statistikore që na kishte rekomanduar shefi dhe aty dalëngadalë po e njihja shpirtin, frymën, trupin dhe personalitetin e Lindës.
E kisha paramenduar krejt ndryshe, natyrisht si një vajzë, e cila as që do të m’i shihte sytë kur t’i tregoja se isha i martuar dhe kisha fëmijë, mirëpo fati ishte në anën time: Lindja ishte vajzë evropiane. Më tha se nuk kishte rëndësi se a isha i martuar dhe a kisha fëmijë. Më tha se ishte në kërkim të një mashkulli të përshtatshëm në çdo aspekt, pas atyre “traumave” që kishte patur që nga bankat e shkollës fillore, asaj të mesme dhe deri më tash në dashuri. Thënë të drejtën, në fillim nuk u besoja fjalëve të saj dhe gjithnjë më dukej se të gjitha fjalët që i nxirrte nga goja ishin vetëm një provokim i rëndë për mua.
Nuk i besoja se do të vazhdonte edhe të nesërmen muhabetin me mua, por kisha bindjen se do të më hiqte qafe duke ma ndaluar hyrjen në zyren e saj. Por, edhe dita tjetër e punës kaloi në shenjë të njohjes sonë, kuptohet pa i rënë në sy kolegëve të tjerë, të cilët gjatë asaj kohe vazhdimisht hynin dhe dilnin nga zyra e saj. Mirëpo sa herë që trokiste dikush në derë dhe hynte për të kërkuar diçka, qoftë prej saj apo prej meje, ne ndërronim temën e bisedës sonë dhe atëherë gjoja koncentroheshin në kryerjen e obligimit që ia kishim parashtruar vetes për atë ditë pune.
Prapë gjatë gjithë asaj jave unë nuk munda të rri pa të, ndoshta as ajo pa mua, sepse kontaktet tona po bëheshin gjithnjë e më të pashmangshme. Tani edhe tek ajo vëreja një dëshirë të fshehtë që të qëndronte në shoqëri me mua, megjithëse rrethanat e punës nuk lejonin që të shiheshin së bashku vetëm unë dhe ajo.
Unë isha ai që insistoja të rrija me Lindën dhe ajo një ditë nuk u durua pa më thënë troç:”Tregomë çka po donë prej meje…Çka u bë kështu me ty, s’po të rrihet në zyren tënde vetëm a çka!…”. Një çast mbeta i shtangur në vend, por pas pak e mora veten dhe i thashë se po më pëlqente shumë. Edhe unë isha i drejtëpërdrejtë me të dhe nuk kisha më as çka të fitoj dhe as çka të humbja.
“A e di se ke grua dhe fëmijë?!”, më tha dhe unë nuk e lashë të më fliste më asnjë fjalë. I kërkova të dilnim dikur në mbrëmje në një restoran në periferi të qytetit dhe ajo pranoi. Pasi hëngra darkë në shtëpi, i thashë gruas se do të shkoja nja tri-katër orë të rrija te një shok i punës, i cili na kishte ftuar pas hyrjes në shtëpinë e tij të re. Për t’ia mbushur mendjen gruas, atë ditë kisha blerë një servis gotash kinse për këtë rast dhe dola nga shtëpia me servis në dorë. I hipa veturës dhe në orën e saktë dola në takim me Lindën.
Vetëm pesë minuta më vonë erdhi edhe ajo në restoranin, ku pimë nga një pije dhe pas gjysëm ore u larguam prej aty. “Tash ku po shkojmë?”, më pyeti ajo deri hynte në veturën time. “E di një vend më të mirë se këtu për mua dhe ty”, i thashë dhe brenda pak minutash u gjendëm në një motel në magjistrelen Prishtinë-Mitrovicë. Ajo nuk më kishte kundërshtuar deri atëherë për asnjë çast, mirëpo në momentin kur e rrotullova çelësin e dhomës së rezervuar vetëm ne të dy, më tha se do të isha një idiot i madh nëse e konsideroja atë si prostitutë.
Për këtë arsye nuk më lejonte ta prekja me dorë, siç theksonte ajo vetë, derisa të “sqaroheshin” disa gjëra apo “keqkuptime të vogla” midis meje dhe asaj. Mezi pritja t’iu hidhesha sipër dhe të shfryja gjithë vuajtjen time deri në përvetësimin e saj të plotë seksual. Më duhet të them se nuk e kisha menduar të tillë: trupin e bardhë si bora, gjinjtë e zhvilluar, këmbët e drejta dhe buzët e zjarrta.
Vetëm kur u gjenda mbi të, mua kujtua gruaja dhe fëmijët, të cilët tani ishin në gjumë, ose pritnin bashkëshortin dhe babain të kthehej nga ndeja te kolegu i punës. M’u rrënqeth trupi, por në moment u këndella kur pashë se çfarë femre tashmë kisha bërë për vete. Nganjëherë më dukej si ëndërr kënaqësia seksuale me Lindën. Herën tjetër e ndieja njëfarë dridhje të lehtë në trupin tim dhe me vete mendoja se sa lehtë është t’i përvetësosh femrat si Linda, të cilat nuk pyesin për moshë dhe as për martesë. Kjo më pëlqente më së shumti tek ajo, prandaj edhe e çmoja shumë “modernizimin” e saj: nuk i pengonte martesa ime dhe as që e kishte shkuar në mendje të ndërhynte në jetën time bashkëshortore.
Si m’i gjeti gruaja prezervativët në xhepMirëpo ndodhi krejt e kundërta. Që prej asaj nate me të në motel, por edhe gjatë takimeve tona të pandërprera nëpër vende të fshehta, Linda po hynte në zemrën time dhe nga dita në ditë po bëhej pjesë e pandarë e jetës sime. Isha para një akti të kryer, por ç’është më e rëndësishmja gruaja ime ende nuk po vërente kurrfarë ndryshimi në raportin tonë grua-burrë.
Kjo më gëzonte, anipse duhej të kisha kujdes të madhe dhe të dija të arsyetohesha gjithnjë pas çdo vonesa në shtëpi, apo edhe atëherë kur dilja pas darkës për t’u takuar me Lindën. As në firmën ku punonim të dy nuk e kishte pikasur askush lidhjen tonë, sepse ne askujt nuk i jipnin as shansën për të vogël për të dyshuar.
Përditë e më shumë po bëheshim të pandarë, kështu që dy-tri herë brenda javës arrinim që të kishim marrëdhënie seksuale dhe unë poashtu kisha obligimin tjetër ndaj gruas sime. Në të vërtetë ndodhesha para një ekspasioni të madh seksual, por thënë të drejtën me Lindën shkrihesha i tëri, ndonëse as me gruan nuk mbetesha prapa. Të vetmen gjë që po vërente gruaja ime gjatë atyre javëve ishte njëfarë rënie e dëshirës sime seksuale ndaj saj, mirëpo këtë e arsyetoja gjoja me lodhjen e atyre ditëve në punë.
Në ato javë zakonisht ishte gruaja ajo që mirrte iniciativën për marrëdhënie seksuale, ndonëse edhe vetë mundohesha që në raport me të të isha ai që kisha qenë gjithnjë, vetëm e vetëm që ajo të mos mirrte vesh asgjë për tradhtinë e burrit të saj. Edhe pse kam vazhduar lidhjen intime me Lindën, gruaja ime kurrë nuk ka arritur të më hetojë sesi kisha rënë në dashuri me kolegen e punës. Më së vështiri gjatë kësaj kohe e kam patur një ditë kur në xhepin e brendshëm të palltos sime, gruaja m’i kishte gjetur dy prezervativë që i përdorja në të shumtën e rasteve me Lindën.
Por, edhe në këtë moment delikat të jetës sonë bashkëshortore, arrita me sukses të dilja nga kriza duke i thënë se në një seminar të organizuar për rrezikun nga sëmundjet infektive, të pranishmëve u ishin shpërndarë gratis edhe prezervativë. Ajo më besoi me mjaft hamendje, sepse e dinte se në shtrat me të kurrë nuk kisha përdorur masë mbrojtëse kundër shtatzënisë. Në fakt, gruaja ime nuk ishte aq mendjelehtë sa të mos nuhaste asgjë në këtë drejtim, mirëpo kishte besim të madh në mua dhe tash unë isha ai që po shkilja besimin dhe sinqeritetin e fituar prej saj.
Por, ndoshta as unë nuk kisha faj: cili burrë nuk do ta tradhtonte gruan me Lindën simpatike. Për këtë arsye jam i dhënë i tëri pas saj dhe ende nuk di se çka jam duke bërë kështu. Ndodhem në dilemë: çka të bëj me Lindën dhe çka me gruan dhe fëmijët e mi?
A mundem të jetoj në këtë mënyrë duke bërë tradhti dhe duke u dhënë gjithnjë e më shumë shpirtërisht dhe jetësisht pas Lindës.
Gjysmën e rrogës po e shpenzoj pas saj, gjysmën e jetës ma ka marrë ajo. Nuk e di si të vendosi me jetën time: a t’ua kthej shpinën gruas dhe fëmijëve për Lindën? Jam në hall të madh, sepse jam i dashuruar thellësisht në Lindën. Ah, Linda!…