Connect with us

E pazakontë/ Deputetja hyn në histori, ushqen foshnjën në Parlament

Kuriozitete

E pazakontë/ Deputetja hyn në histori, ushqen foshnjën në Parlament

Një vajzë 2-muajshe ka bërë histori në Australi, duke u bërë fëmija i parë që ushqehet në Parlament.

Vajza e vogël, e quajtur Alia Joy, është vajza e porsalindur e Deputetes së Queensland, Larissa Waters. Ajo u kthye nga leja e lindjes sot me vajzën e saj, e cila atëherë kur ishte e uritur, u ushqye nga nëna në seancën parlamentare, shkruan CNN.

Jam krenare që vajza ime Alia është fëmija i parë që ushqehet me gji në parlamentin federal! Ne kemi nevojë për më shumë femra dhe prindër në Parlament”, shkroi Waters në Twitter.

Parlamenti Australian ndryshoi rregullat e tij vitin e kaluar për të lejuar ligjvënëset femra të merrnin foshnjat e tyre në sallë. Para kësaj, fëmijët ndaloheshin nga dhoma. Dhe nënave që ushqehenin me gji iu jepnin një vend votimi të posaçëm.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top