Kuriozitete
“I shkova në shtrat njerkut dhe bëmë se.. të çmendur, por kur erdhi mami…”
Një 23-vjeçare ka bërë seks me të dashurin e nënës së saj por duket se kjo eksperiencë e ka fiksuar keq pas tij. Ajo ndjen që nuk mundet të shkëputet prej tij dhe se dëshiron të kenë sërish marrëdhënie, ndërkohë që nëna e saj nuk di asgjë.
Përmes një letre drejtuar psikologes së “The Sun” ajo ka treguar se çfarë ndodhi disa net më parë kur nëna e saj mungonte pasi ishte në punë.
Letra e vajzës
“Kam bërë seks me të dashurin e nënës time, kur ajo ishte në punë. Jam e frikësuar se çfarë mund të ndodhë nëse ajo e mëson. Ndihem keq për këtë veprim por nga ana tjetër ishte seksi më i mrekullueshëm që kam bërë ndonjëherë.
Unë jam 23 vjeç ndërsa ai është 47, po është njeri shumë i mirë dhe mjaft simpatik. Atë natë që mami punonte deri vonë, unë iu afrova dhe doja ta falënderoja për të gjitha ato që kishte bërë për mua, dhe e putha në faqe… ajo që mbaj mend më pas ishte që e gjeta veten time mbi trupin e tij.
Bëmë seks dhe ishte vërtetë një emocion fantastik. Kam dëshirë që ta përsëris sërish e sërish, por si t’ia bëj për mamanë?!”
Përgjigjja e psikologes
“Si mund t’ia bësh nënës tënde këtë? A e meriton ajo të tradhtohet nga dy njerëzit që i do më së shumti?! Kjo lidhje nuk duhet vazhduar kurrsesi!”