Kuriozitete
Të gjithë kosovarët që kanë franka zvicerane, duhet patjetër ta lexojnë këtë (Foto)
Të mërkurën Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) do të prezantojë kartëmonedhen e re 20-frangëshe. Për herë të parë mund ta keni në duar më 17 maj. Shanset më të mira të posedimit i kanë ata në Cyrih.
“Kartëmonedhat e reja janë shpërndarë nga zyrat tona në Cyrih dhe Bernë”, thotë zëdhënësi i Bankës Nacionale të Zvicrës, Walter Meier, për “BLICK”.
Gjatë ditës kartëmonedhat e reja janë sjellë gradualisht në bankat e ndryshme. Bankat në afërsi të Cyrihut dhe Bernës janë furnizuar së pari për arsye logjistike, siç shpjegon zëdhënësi i SNB-së.
Se si duket 20-frangëshi nuk dihet saktësisht, është një sekret i mbajtur mirë i SNB-së. Dihet tashmë se do të jetë përsëri e kuqe, por më e vogël se parashikimi i mëparshëm i kartëmonedhave.