Showbiz
Afrimi Muçiqi tregon për dasmën e djalit të kryeministrit dhe për duetin me Shyhrete Behlulin (Video)
Afrim Muçiqi ka kënduar në dasmën e djalit të kryeministrit Isa Mustafa, Besnikut.
Në emisionin “Një kafe me Labin”, këngëtari ka shpalosur momente nga jeta dhe karriera e tij. Ndër tjerash ka treguar edhe rreth atmosferës në dasmën e djalit të kryeministrit të Kosovës, ku ka kënduar.
Ai ka folur rreth çmimit se sa është paguar: “I kapshëm për ata të cilët duan të bëjnë rezervime, te Isa nuk kemi marrë shumë, nuk është ndonjë shumë ku ta di çfarë”, ka thënë ai.
Ndërkohë, Muçiqi ka treguar se është duke punuar për një potpuri me këngëtaren e njohur, Shyhrete Behluli.
Sa i përket profesionit të muzikës ai ka thënë se nuk do ta kishte ndërruar kurrë.
“Po, nuk e kisha ndërruar përfundimisht, janë be disa vite edhe tash është bërë edhe profesion me të cilin e mbaj familjen, nuk ka profesion me të mirë edhe nuk ka profesion ma të keq”, është shprehur Afrimi duke shtuar se prapëseprapë anon nga profesioni i mirë.