Kuriozitete
Ajo në pritjen e ëmbël, Ermali tregon si duket Ami gjatë kësaj periudhe
Ajo në pritjen e ëmbël, Ermali tregon si duket Ami gjatë kësaj periudhe
Moderatorja e njohur Ami po shijon një periudhë të bukur në jetën e saj, pasi është shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të dytë.
Ajo dhe Ermali duken mjaft të lumtur që do bëhen sërish prindër. Komediani ka postuar këtë mëngjes një foto me Amin, ku shfaqen teksa pinë një kafe si dy prindër të lumtur.
Lajmin se Armarda Toska është shtatzënë për herë të dytë, e ndau me publikun Ermal Mamaqi i cili me anë të një fotoje ku shfaqej me Amin zbuloi se janë në pritje të fëmijës së dytë.
Kurioziteti ka qenë shumë i madh se çfarë gjinie është bebi që do vijë në jetë.
Një gjë të tillë e ka zbuluar vetë Ami. E pyetur nga “Thumb” për përrallën e Rapunzel, Ami u përgjigj:“Kur të na vijë në jetë goca, atëherë do t’i njohim të gjitha historitë e princeshave”. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.