Kuriozitete
Aksident i rëndë në mes të Tiranës, gruaja mbetet e shtrirë në rrugë
Aksident i rëndë në mes të Tiranës, gruaja mbetet e shtrirë në rrugë
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në mes të Tiranës, ku një grua është përplasur nga një makinë
Ngjarja ka ndodhur pranë Ministrisë së Jashtme,dhe sipas asaj që raporton Balkanweb, gruaja ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga automjeti.
Siç shihet edhe nga pamjet e rënda, gruaja, identeti i së cilës nuk dihet ende, ka mbetur e shtrirë në rrugë.
Ajo është dërguar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërkohë policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka shoqëruar autorin e aksidentit të rëndë.(e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.