Kuriozitete
Aksident në Korçë, përplaset makina zyrtare. Dyshohet mjeti i eskortës së Kryeministrit
Aksident në Korçë, përplaset makina zyrtare. Dyshohet mjeti i eskortës së Kryeministrit
Një makinë zyrtare është përfshirë në një aksident të rëndë mesditën e sotme, në hyrje të qytetit të Korçës.
Paraprakisht bëhet me dije se makina dyshohet se është pjesë e eskortës së Kryeministrit Edi Rama, e cila është përplasur me një mjet tjetër.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbuluar më shumëm, ndërsa flitet për të plagosur.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështia në rrugë. Dyshohet se mjeti i cili është përplasur me makinën e eskortës zyrtare ka qenë kundravajtje. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.