Kuriozitete
Aksidenti i eskortës së Ramës, mbërrin me helikopter në Tiranë gardisti i plagosur
Aksidenti i eskortës së Ramës, mbërrin me helikopter në Tiranë gardisti i plagosur
Ka mbërritur në Tiranë, njëri nga tre gardistët që shoqëronte eskortën e Kryeministrit Rama, i mbetur i plagosur rëndë në aksidentin e kësaj të hëne në Korçë.
Ai është gardisti Ervin Musai, i cili mbërriti në Tiranë me helikopter, rreth 2 orë pas aksidentit. Gardisti mësohet se ka probleme me shtyllën kurrizore, dhe për këtë arsye u vendos transportimi i tij me helikopter drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar.
Ndërkohë dy gardistët e tjerë ndodhen në spitalin e Korçës ky po marrin kurimin e duhur.
Aksidenti ndodhi mesditën e sotme në aksin rrugor Maliq-Korçë pranë fshatit Bulgarec. Në aksident janë përfshirë 4 automjete, ku dy të eskortës së Kryeministrit, një mjet tip “Volkswagen” me targë AA 426 FD dhe një “Range Rover” me targë AA 313 DX.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre punonjës të Gardës K.Ll, E.M, dhe Sh.P, të cilët po marrin mjekim në Spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ata shoqëronin drejt Korçës, kryeministrin Edi Rama për një aktivitet të rëndësishëm, siç ishte mbledhja e dy qeverive, Shqipërisë dhe Kosovës. (e.c/noa.al) www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.