Connect with us

Aksion 6-mujor për mjedisin, Rama: S’mund të bashkëjetojmë me plehrat, masa drastike për ndotësit

Kuriozitete

Aksion 6-mujor për mjedisin, Rama: S’mund të bashkëjetojmë me plehrat, masa drastike për ndotësit

Aksion 6-mujor për mjedisin, Rama: S’mund të bashkëjetojmë me plehrat, masa drastike për ndotësit

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nisjen e një aksion gjashtë mujor për pastrimin e Shqipërisë, në mënyrë që sezoni i ri turistik ta gjejë vendin të pastër.

Duke folur ditën e sotme në aktivitetin “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, ai tha se aksioni që fillon në datën 24 nëntor do të kthehet në një operacion gjashtë mujor dhe do të përfundojë në 24 maj të vitit 2018.

Ai garantoi se operacioni do të jetë çdo ditë, duke vënë në dispozicion të gjitha mjetet e mundshme, në mënyrë që Shqipëria turistike e vitit të ardhshëm të jetë e çliruar nga barra e plehrave në vitin që vjen.

Por kreu i qeverisë deklaroi se po punohet që pas pastrimit të jenë mekanizmat e duhura, në mënyrë që situata të mos kthehet sërish mbas dhe që pastërtia e vendit të lërë përshtypje tek çdokush që e viziton.

Rama deklaroi se po punohet me minstrinë e Arsimit, për kurikulat mësimore, në mënyrë që të ketë program për edukimin mjedisor, duke nënvizuar se fëmijët janë avokatët më të mirë dhe që shpesh luajnë rolin e prindit mbi prindërit.

“9 mijë e kusur vendgrumbullime plehrash në një vend kaq të vogël sa Shqipëria, është një kosto e tmerrshme. Askush nuk mund të flejë i qetë pa e parë këtë kosto të zbresë në zero. Kërkohet një reformë që ne e kemi nisur, reforma e inspektoriateve. Brenda këtij gjashtë mujori ne do të bëjmë një transformim rrënjësor të kulturës së inspektimit dhe mekanizmit të inspektimit. Një pjesë e infrastruktrueës së inspektimit do i kalojë Policisë së Shtetit. Nuk mundet më që ne të jemi vetëm në pozita reaguese, ku përballë një situate reagojnë strukturat dhe thirret dhe policia për të bërë veprimet e rastit”, u shpreh Rama.

Ai nënvizoi se duke përfshirë Policinë e Shtetit në këtë proces dhe krimin mjedisor në detyrat e Policisë së Shtetit, situata do të ndryshojë rrënjësisht, siç u bë me ndërtimet pa leje.

Rama deklaroi se nuk mund të bashkëjetohet me vatra sëmundjesh. Në këtë linjë hoqi paralele dhe tha, se në Korsikë nuk shpenzohet asgjë për të pastruar, por deklaroi se nëse hedh një bisht cigareje në plazh, jo vetëm që ai s’do të bëjë plazh aty, por i hiqet mundësia për vizë për të hyrë në Korsikë.

Kryeministri deklaroi se objektivi i vendosur për 300 ditët e para të qeverisjes është që sezoni i ardhshëm, të jetë sezoni më i pastër dhe që plehrat të jenë një kujtim i së shkuarës, duke nënvizuar se masat do të jenë drastike ndaj kujtdo që ndot mjedisin. /a.y/noa.al www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top