Connect with us

Aktivizohen planet e emergjencës, spitalet dhe shërbimi i Urgjencës në gatishmëri

Kuriozitete

Aktivizohen planet e emergjencës, spitalet dhe shërbimi i Urgjencës në gatishmëri

Aktivizohen planet e emergjencës, spitalet dhe shërbimi i Urgjencës në gatishmëri

Sitata e përmbytjeve ka bërë që të aktivizohen planet e emergjencës, ku spitalet dhe shërbimi i Urgjencës Kombëtare kanë kaluar në gjendje gatishmërie.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka urdhëruar aktivizimin e planit të gadishmërisë shëndetësore si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin.

Të gjitha strukturat shëndetësore kanë aktivizuar planet e emergjencës, duke siguruar shtim të kapaciteteve në rast nevojë për të përballuar një rritje të sëmundshmërisë apo ngjarjeve të tjera që kanë lidhje me situatën e krijuar; sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore për çdo fluks potencial emergjence; sigurimin e energjisë, ujit dhe ngrohjes së spitaleve.

Njësia e helikopterëve është në gatishmëri të plotë për çdo ndërhyrje të nevojshme.

Manastirliu ka urdhëruar gjithashtu strukturat e shëndetit publik të marrin masa për ofrimin e shërbimit shëndetësor për popullatën që evakuohet/zhvendoset si pasojë e situatës së krijuar.

Nga ana tjetër, drejtoritë e shëndetit publik po monitorojnë situatën në kuadër të garantimit të masave për shëndetin publik.

Situata në spitale është nën kontroll dhe të gjitha strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, janë në gadishmëri për të përballuar çdo emergjencë të mundshme, pasojë e motit të keq që ka përfshirë të gjithë vendin. ​/a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top