Connect with us

Akuzat ndaj Vangjush Dakos, Gazetari: I pari duhet çuar në burg prokurori

Kuriozitete

Akuzat ndaj Vangjush Dakos, Gazetari: I pari duhet çuar në burg prokurori

Akuzat ndaj Vangjush Dakos, Gazetari: I pari duhet çuar në burg prokurori

Për gazetarin Mentor Kikia, lidhur me akuzat e ngritura nga PD për kryebashkiakun Vangjush Dako, ai që duhet të arrestohet është Prokurori I çështjes.

I ftuar në emisionin “Arena” në Ora News, gazetari Kikia tha se nëse akuzat përpërgjime me kriminelë të Dakos janë të vërteta, atëherë më së pari faji duhet të bjerë mbi Prokurorinë dhe konkretisht prokurorin Anton Martini.

Në ka ndonjë institucion që duhet të vihet në akuzë sot është Prokuroria. Emrin e Habilajve nuk e dëgjojmë për herë të parë tani. Targën e Tahirit nuk e dëgjojmë tani. E ka përmendur me qindra herë Partia Demokratike dhe kjo prokurori e devotshme minimumi duhet të verifikonte. Problemi këtu nuk është politika por vetë prokuroria sepse ka pasur material me thasë po aq thasë me kanabis.

Për të shkuar tek Dako, jemi duke folur mbi hipotezat. Kemi një deklaratë të PD që thotë se ka një dosje dhe ne e marrim të mirëqenë se ka xhevahire të këtij lloji. Nëse është e vërtetë që Vangjush Dako është përgjuar duke komunikuar me grupe kriminale, atëherë përsëri në burg duhet çuar i pari prokurori që ka 6 muaj që e ka mbajtur aty dhe i ka hedhur një letër Partisë Demokratike.” tha Kikia

Kujtojmë se ditët e fundit Partia Demokratike ka akuzuar kryebashkiakun e Durrësit se është i lidhur me kriminelë dhe se për këtë Prokuroria ka një dosje me përgjime. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top