Connect with us

Alarmi i frikshëm, pjelloria e meshkujve rrezikohet nga ky problem

Kuriozitete

Alarmi i frikshëm, pjelloria e meshkujve rrezikohet nga ky problem

Alarmi i frikshëm, pjelloria e meshkujve rrezikohet nga ky problem

Meshkujt të cilët kanë vështirësi me gruan e tyre për të pasur një fëmijë, mund të kenë probleme me ajrin që thithin.

Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë një grup hulumtuesish kinezë në Universitetin e Hong Kongut.

Ata kanë zbuluar se disa grimca mikroskopike që ndodhen në ajër të quajtura PM2.5, mund të ndikojnë në cilësinë e spermës, gjë që mund ta bëjë të vështirë fekondimin e vezores së gruas.

PM2.5 qarkullon në ajër dhe është një nga grimcat më të vogla, me diametër 2,5 mikrometër ose rreth 3 për qind e diametrit të një qimeje njerëzore.

"Ndotja e ajrit shoqërohet me një rënie të konsiderueshme të formës dhe madhësisë së spermës normale, gjë që mund të rezultojë në një numër të konsiderueshëm të çifteve me infertilitet", tha profesor Xiang Qian Lao.

Ai thekson megjithatë, se ky studim nuk mund të provojë se PM2.5 shkakton dëmtimin e spermës, vetëm se të dyja janë të lidhura.

"Thënë këtë nuk duhet të nënkuptoni një marëdhënie shkak-pasojë në këtë studim, por dëshmitë ekzistuese nga toksikologjia dhe studime të tjera mbështesin se marrëdhënia është potencialisht e tillë", tha ai.

Saktësisht se si ndotja e ajrit mund të ndikojë në spermatozoidet nuk është e qartë. Edhe në të kaluarën, studimet thonë se grimca si metale të rënda dhe hidrokarburet aromatike janë po ashtu të lidhura me dëmtimin e spermës.(e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top