Kuriozitete
Albana Osmani: “Edi Rama më priti si të isha princeshë, në sytë e tij… “
Albana Osmani, prezantuesja e njohur e ekranit të “Top Channel” është iniciatorja e kësaj kauze të veçantë, e cila vë në qëllim mbledhjen e fondeve nga aktivitet e ndryshme nën logon e lulediellit, për qëllim ndihmesën e fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të onkohematologjisë pediatrike pranë QSUT.
Ka pak muaj që ajo është shpallur edhe ambasdore nderi në saj të kësaj nisme shumë të veçantë, e cila dhuroi dritë më shumë për fëmijët në nevojë. Këtë dekoratë ajo e mori Debrah Ann Mace, ndërsa nuk ka munguar as mirënjohja nga vet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Për të gjitha këto suksese, që nga ideja, realizimi e deri tek suksesi i kësaj fushate, Albana ka folur gjerë e gjatë në një intervistë ekskluzive. Ndër të tjerash ajo rrëfen edhe aktivitetet e fundit, të cilat po shënohen në saj të kësaj iniciative bamirëse….
Albana, keni ndërmarrë së fundmi një iniciativë shumë të veçantë “Ti je një luledielli”. Na flisni pak më shumë rreth kësaj fushate, si lindi ideja për të ndërmarrë diçka kaq të bukur? Cilat ishin vështirësitë?
“Ti je një luledielli” nisi thjeshtësisht me dëshirën për të ndihmuar fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut. E prekur nga shumë histori nga njerëzit që më rrethonin, që kishin humbur të shtrenjtët e tyre nga sëmundja e Shekullit, kanceri, unë vendosa të bëj diçka për ata që jetën e kanë përpara. Që ne mos t’ua përmirësonim sado pak ! Rrugës time në realizimin e kësaj ideje gjeta shumë njerëz që kishin të njëjtën zemër ! Gjithçka ndodhi mrekullisht! Hap pas hapi deri në finalizimin e dy fazave të para . Tani ka mbetur faza finale, mbërritja e pajisjeve, dhe vendosja në Spital. Më lejoni të ndaj me ju fjalët e njërës prej doktoreshave që takova këto ditë “Albana kjo që keni bërë me këtë fushatë, ju dhe të gjithë ata që blenë bluzat duke dhënë kontributin e tyre është aq e rëndësishme, pasi ju nuk e dini sa jetë fëmijësh do shpëtohen … ” – sinqerisht ishte e pamundur të mbajë lotët pas këtyre fjalëve! Ndaj në fund të kësaj përgjigje do them: Ia ka vlejtur çdo gjë!
Përse “luledielli” ?
Unë i dua të gjitha lulet. Por kjo lule u konceptua pikërisht për këta fëmijë për vetë mesazhin që mbart: SHPRESË•FORCË •JETË! Besoj se në vetëvete mbart shumë nga çfarë ju duhet si mesazh fëmijëve dhe ne të gjithëve! Të ardhurat e mbledhura nga kjo kauzë shkojnë në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut.
A keni arritur deri tani të dorëzoni shumat e mbledhura që janë grumbulluar?
Po shuma e ngritur ishte e përllogatitur 3 mijë bluza nga 20 euro një bluzë. Gjithsej 60 mijë euro u mblodhën si fond dhe tashmë ne kemi porositur pajisjet e reja për në spital. Pajisjet do jenë Respiratorë që shërbejnë ër suport frymëmarrje kur fëmijët dalin nga salla e operacioneve shpesh shumë të rrezikshme në dileme jete , dhe e kanë të domosdoshëm suportin në frymëmarrje. Ndaj ne morëm këtë pajisje si me imediaten. Aty ka ca të tilla por nuk mjaftojnë në rastet që ka më shumë fëmije se respiratorë në reanimacion. Kështu që pasojat dihen! Por ne jemi shumë të lumtur që kjo pajisje do vihet në spital në pak ditë! Gjithashtu kemi porositur gjashtë poltrona kimioterapie me pompat përkatëse, që janë fjala e fundit e teknologjisë. Dhe dhomën e tyre e kemi shndërruar në një kinema të vogël të veshur me lule. Poltronat janë të pajisur me kufje. Dhe fëmijët gjatë kimioterapisë mund te dëgjojnë muzikë ose të shohin filma vizatimorë. Pra gjithçka për t’ua lehtësuar sado pak këto momente të vështira në jetën e tyre dhe për t’i bërë të ndjehen mirë në botën e tyre sado pak!
Interesimi i qytetarëve për t’iu bashkuar kësaj iniciative ka qenë i madh. Sa jeni ndarë e kënaqur kur keni parë shitjen e bluzave, dhe cilët janë fytyrat publike që gjithashtu iu bashkangjitën fushatës “Ti je një luledielli”?
Po interesimi qe shumë i madh, pasi unë besoj që ne shqiptarët e kemi në gjen dashurinë për njerëzit në nevojë . Kemi Nënë Terezën, shembullin ideal! Sigurisht që unë iu përulem në mirënjohje të gjithë atyre që në mundësitë e tyre të pakta arritën të blejnë një bluzë që kushtonte 20 euro, mbase ndanë nga nevojat e tyre këto para dhe u gjenden në ndihmë të fëmijëve. Mirënjohëse nga zemra! Persona publikë ishin nga të gjitha përfaqësimet: Arti , Politika , Show Biz, dhe tani do jem duke udhëtuar drejt Kanës për të prezantuar projektin para organizatave botërorë, dhe të shohim kush do veshë në vazhdim një luledielli. E vlerësuar, dhe një përgjegjësi për një hap tjetër që më pret. Tashmë së bashku me “Children For Peace” ne jemi në hartimet e planeve për të ndihmuar edhe më shumë fëmijët shqiptare. Dhe më pas edhe përtej Shqipërisë! Debrah Ann Mace është një grua e jashtëzakonshme! Ajo ka një zemër të dhembshur dhe punon fort kudo në bote ku ka nevoje për ndihmë. Ne kemi një fokus të përbashkët: fëmijët. Ndaj jam duke ndjerë shumë fort mbështetjen e saj. Të jesh Ambasadore e Paqes për fëmijët, për mua është si të vallëzoj me engjëjt në ëndrrën më të bukur.
Po kryeministri Rama? Ai iu dhuroi librin e tij të veçantë me pikturat e tij duke iu përgëzuar për fushatën. A ju ka mbështetur dhe si e sheh ai këtë fushatë?
Kryeministri që unë pëlqej dhe kam për zemër pasi është artist dhe tejet karizamatik, më ka pritur në zyre si të isha Princesha Diana, me shumë respekt dhe dashuri . Nuk isha Diana por Albana , njësoj në përshëndetjen e tij të përzemërt. Në sytë e tij kjo që po ndodhte me këtë fushatë ishte shumë e vyer. Në çdo vend të botës njerëz të njohur dhe me influencë në mënyre të vazhdueshme realizojnë iniciativa te tilla. Ndaj kjo e jona mori përshëndetjen më optimale nga kryeministri. Sigurisht realizuam dhe foto, dhe do ta ruaj kujtim si një nga momentet e veçanta për mua ! Librin i tij me grafikat dhe artin e tij, dhe me dedikimin aq special, e kam shfletuar disa herë dhe do e ruaj në bibliotekën time me shumë vlerësim.
Sa është shumë në total e mbledhur nga fushata “Ti je një luledielli”?
Janë mbledhur gjithsej 60 mijë euro! Është bërë publike që nga fillimi. Ndaj çdo gjë, çdo detaj tashmë dihet nga mbarë publiku. Madje unë kam postuar dhe faturat e porosisë së pajisjeve për transparencë!
Në pallatin tuaj është pikturuar gjithashtu një lule dielli. Befasi e këndshme? Si u ndjetë kur e patë?
Pa fjalë dhe e përlotur! Është në sipërfaqen e dhomës time të gjumit, për të më kujtuar që ka diell edhe kur ditët janë gri dhe me shi! Është aty ngjitur me mua “për të më folur” për ditë të lumtura që na presin në këtë rrugëtim që nisëm së bashku!
Cili do të ishte është mesazhi yt sensibilizues për lexuesit?
Do thoja që jam një njeri me plot difekte, të meta, dobësi, nganjëherë jam dhe shume e mërzitshme! Për kureshtarët do thoja që s’kam të dashur, por jam e lumtur! Lumturia është së pari në ty! Sepse çelësi qenka të jetosh! Që flokët natyrale i kam pak më të çelura, madje gjysmat i kam extanshion, që ka ditë që nuk jam fare e qeshur, ka ditë që mendoj që vetëm palestra më bën përsëri njeri, jam shume keq me shifrat, aq sa hap makinën llogaritëse për çdo gjë. I jap makinës shumë keq dhe s’ka cep që s’e kam përplasur. Por në gjithçka që bëj përpiqem ta bëj me zemër. Dhe fushata për të cilën fola më lart u bë me zemër ndaj ishte e tillë! Do thoja edhe nëse gaboni mos ndaloni se ecuri para , gaboni me zemër edhe kur gaboni, se në fund do ta mbyllni me buzëqeshje! Dhe ndiqni zemrën në çdo gjë në jetë! Dhe mos harroni “TI JE NJË LULE DIELLI TASHMË”, mban një emër të ri internacional: “You are a sunflower! Do shihemi së shpejti në një tjetër dimension…