Showbiz
Alketa Vejsiu i lë të gjithë gojëhapur me bikini për Krishtlindje: Komenti i Arbanës nuk pritej
Prej disa ditësh, moderatorja Alketa Vejsiu ka lënë Shqipërinë për të kaluar këto ditë pushimesh dimërore në Miami, Florida.
Dhe duket se edhe Vejsiu i është bashkuar traditës së bukur të parajsës bregdetare, që Krishtlindjet të priten në plazh me rroba banje.
Moderatorja e njohur ditën e sotme ka postuar një foto ku si rrallëherë, ajo shihet me rroba banje dhe një kapuç babagjyshi në kokë. “Gëzuar nga zemra!”-ka shkruar Alketa, duke uruar ndjekësit për festën.
Megjithatë, nuk ka qenë vetëm fotoja e saj që ka tërhequr vëmendje, por edhe komenti i rivales së sja në televizion, Arbana Osmani. “Gëzuar sexy mama!”-i ka shkruar Arbana, duke treguar kështu që ndonëse janë rivale, ato kanë një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën.