Connect with us

Alkooli apo kanabisi, kush është më i dëmshëm? Përgjigjen shkencëtarët

Kuriozitete

Alkooli apo kanabisi, kush është më i dëmshëm? Përgjigjen shkencëtarët

Alkooli apo kanabisi, kush është më i dëmshëm? Përgjigjen shkencëtarët

Si alkooli, ashtu edhe lëndët narkotike, janë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Por pavarësisht kësaj, kryesisht të rinjtë vazhdojnë t'i konsumojnë pa marrë parasysh pasojat e rënda.

Por një studim i fundit i ka dhënë përgjigje se cili mes alkoolit dhe kanabisit është më i dëmshëm për trupin e njeriut.

Sipas asaj që raporton prestigjozja britanike "Mirror", studiuesit e "IFLScience" kanë dalë në konkluzionin se alkooli është më i dëmshëm se kanabisi për jetën e njeriut.

Sipas këtij studimi lënda narkotike krijon më pak varësi se sa alkooli.

Megjithatë studiuesit theksojnë se dëmi që të dyja shkaktojnë në trupin e njeriut është i lartë, duke apeluar për shmangien e tyre.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pijet alkoolike mendohet të kontribuojnë në 3.3 milion vdekje në të gjithë globin çdo vit. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top