Connect with us

Anglezja blen shtëpi në Sarandë: Erdha për detin, por këta po më heqin trurin dhe natën

Kuriozitete

Anglezja blen shtëpi në Sarandë: Erdha për detin, por këta po më heqin trurin dhe natën

Gjatë çdo fushate elektorale premtimi që jepet nga çdo forcë politike është “Nuk do lejojmë ndërtimet në breg të detit”, por çfarë ndodh pasi fitohen zgjedhjet?! Denoncimet e shumta të ardhur pranë redaksisë sonë e kanë treguar se çfarë po ndodh me bregdetin shqiptar.

Mëngjesin e sotëm ka ardhur një denoncim nga një angleze, e cila quhet Alicia Johnson. Ajo është e shqetësuar për gjendjen e bregdetit shqiptar.

Kam blerë një apartament në Sarandë e dua shumë si qytet edhe Shqipërinë e dua shumë. Por ajo që më shqetëson është se prej katër ditësh hotelet përreth kanë filluar të hedhin beton dhe gurë të mëdhenj në det, duke dëmtuar kështu mjedisin. Autoritet po heshtin dhe askush nuk vjen për t’i ndaluar ata. Të tilla gjëra duhen ndaluar sepse janë krime të mëdha mbi mjedisin dhe banorët e Sarandës duhet të ndërgjegjësohen për këtë”, ka shkruar Alicia për JOQ.al.

Kohët e fundit bregdeti i Sarandës është listuar si perla e pa eksploruar e Ballkanit në guida të shumta turistike, por nëse vazhdojnë krime të tilla mjedisore dhe autoritet mbyllin edhe sytë edhe veshët është e sigurt që do shkruhen artikuj për një bregdet të betonizuar.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top