Connect with us

Apeli lë në burg “financierin” e Habilajve

Kuriozitete

Apeli lë në burg “financierin” e Habilajve

Apeli lë në burg “financierin” e Habilajve

Mbetet në burg Nazer Seiti, i ashtuquajtur si financier i grupit të trafikantëve Habilaj. Vendimi është marrë këtë të mërkurë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.

Ishte vetë Seiti që i ishte drejtuar gjykatës së Apelit për ndryshimin e masës së arrestit me burg. Por pas shqyrtimit të pretendimit nga pala mbrojtëse, gjykata vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për arrest me burg.

Ndërkohë që ende nuk ka mbërritur materiali nga Italia për ekstradimin e Seitit.

Ai u arrestua nga policia gjatë operacionit në Babicë të Vlorës, menjëherë pas bërjes publike të dosjes “Habilaj”. Nazer Seiti është akuzuar për trafik droge nga drejtësia italiane dhe cilësohet si “financier” i Habilajve. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top