Showbiz
Arbana Osmani zbulon kuptimin e veçantë të emrit të djalit të saj
Dy vite më parë Arbana Osmani u bë për herë të parë nënë e një djali të cilin ajo e pagëzoi me emrin Jon. Por pse zgjodhi moderatorja e njohur këtë emër?
Arsyen Arbana e ka zbuluar sot në “100 milionë” ku në ekran iu shfaq pyetja: “Si vazhdojnë vargjet e këngës së mirënjohur “Jon”: Jon ky emër marrë nga deti…”
Arbana e gjeti menjëherë përgjigjen duke u shprehur se kjo është kënga e saj e preferuar, prandaj ja ka vendosur emrin djalit Jon.
“Ngaqë më pëlqen shumë kënga Jon e Ardit Gjebreas, e kam të preferuarën time, më pëlqen shumë deti Jon, më pëlqen emri Jon, prandaj vendosa ta quaj Jon”, u shpreh Arbana.