Connect with us

Arsyet kryesore pse një grua e refuzon burrin në shtrat

Kuriozitete

Arsyet kryesore pse një grua e refuzon burrin në shtrat

Thonë se pas martese seksi ndryshon. E për këdo që pretendon të kundërtën e ka gabim.

Edhe pse raporti seksual është një nga shtyllat e mirëfunksionimit të një marrëdhënie çifti, jo gjithmonë në martesë kjo vete si duhet.

Sipas studimeve janë femrat më të predispozuara të ”përtojnë” të kenë raporte seksuale, e meshkujt shpesh harrojnë arsyet pse ato janë të tërhequra në këtë pikë.

Për këtë seksologët theksojnë se janë pesë elemente apo shkaqe pse bashkëshortët refuzojnë seksin sa herë që bashkëshorti i tyre e kërkon atë.

1.Ajo nuk kënaqet më prej tij – shpesh në martesë edhe seksi kthehet në “detyrë shtëpie”, e burrat mendojnë më shumë për vete se për femrën, për këtë seksologët këshillojnë më shumë kujdes. Të mos refuzoheni kënaqni atë të parën.

2.Ajo nuk ndihet më seksi – kryesisht pas të bërit nënë, trupi I femrëns ndryshon, e ajo më shumë se kushdo ndjen diferencën, ndihet shpesh e pakënaqur me formën e saj të re, për të është detyrë e mashkullit të saj ta bëjë të ndjehet mirë dhe që është ende e dëshirueshme për të.

3.Uria seksuale te femra është më e ulët se te meshkujt – kur femra është në një raport të gjatë e të qëndrueshëm uria e saj për seks bie, në kundërshtim me ç ‘ndodh me meshkujt, ajo fokusohet më shumë te kërkesa për ledhatime, e për të tejkaluar edhe këtë pengesë duhet durim nga meshkujt dhe kujdes në përmbushjen e vëmendjes së dëshiruar pas martese.

4.Ajo është e lodhur dhe e stresuar – shtëpia, përtej punës, mbajtja e fëmijëve, kujdesi për ta, ushqimi etj, e lodhin shumë një femër, duke i marrë shumë kohë e duke I lënë pak kohë për veten. Bëhuni bashkëpunues në shtëpi, me fëmijët, jini ndihmë duke i mundësuar të ketë kohë për vete, dhe ajo do të jetë e disponueshme për çdo kërkesë.

5.Ajo fokusohet të jetë Nënë, jo Bashkëshorte – femrat kur janë nëna synojnë të jenë nëna perfekte në gjithçka, duke ju përkushtuar fëmijëve e shpesh edhe duke neglizhuar pjesën tjetër të botës, është detyrë e bashkëshortit të flasë me të për mënyrën si ndihet, për vëmendjen që keni nevoje, pa dialog s’mund të ketë jetë seksuale të kënaqshme.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top