Showbiz
Arta Bajrami bëhet nënë për herë të tretë, i vendos vajzës emrin më të veçantë që keni dëgjuar
Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe Arta Bajrami është bërë sot nënë për herë të tretë. Këngëtarja ka sjellë në jetë një vajzë ndërsa lajmin e ka dhënë vëllai i Artës, reperi Don Arbas i cili me anë të një statusi në Facebook ka zbuluar edhe emrin e veçantë që këngëtarja i ka vendosur vajzës.
Don Arbas shkruan se mbesa e tij quhet Electra, një emër shumë i veçantë ky që do të thotë “të shkëlqesh” dhe një emër jo shumë i përhapur në Shqipëri.
Pritet me padurim që Arta së shpejti të postojë edhe foton e parë të vogëlushes që ka sjellë në jetë.