Kuriozitete
Artistë të njohur shqiptarë solidarizohen me fëmijët jetimë
Artistë të njohur shqiptarë solidarizohen me fëmijët jetimë
Në kuadër të veprimtarisë "Java e Fëmijëve Jetimë" që zhvillohet nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në bashkëpunim me Institucionin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, një grup artistësh të njohur vizituan sot ekspozitën e hapur me këtë rast pranë Institucionit të Presidencës.
Ardit Gjebrea, Soni Malaj, Venera Lumani dhe Lindi Islami vlerësuan angazhimin e Presidentit Meta për organizimin e veprimtarisë ndërgjegjësuese dhe solidarizimin e përkrahjen e tij për fëmijët pa kujdes prindëror.
Në aktivitet morën pjesë edhe fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë dhe nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Tiranë.
Gjatë këtij aktiviteti, artistët e njohur Ardit Gjebrea, Soni Malaj, Venera Lumani dhe Lindi Islami shprehën solidaritet me fëmijët pa kujdes prindëror. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.