Kuriozitete
Ata nuk sëmuren kurrë, nuk e dinë ç’është kanceri dhe jetojnë 100 vite. Ja sekreti i tyre
Njerëzit Hunza janë një popullsi e vogël, që ndodhet në pjesën veriore të Pakistanit dhe besojnë se janë njerëzit më të shëndetshëm, më të lumtur dhe më të gjallë në botë.
Ata janë të vetmit që nuk e njohin kancerin si sëmundje. Sipas gazetës AMA, Dr. Robert McCarrison pohon se asnjë prej tyre nuk ka vuajtur nga kanceri. Sekreti mendohet të jenë farat e frutit të kajsisë.
Farat e frutit të kajsisë kanë një agjent të fuqishëm anti-kancer ose vitaminë B-17. Për më tepër, kjo popullsi duket shumë më e re në moshë sesa janë në të vërtetë, për shkak të dietës së tyre të shëndetshme dhe mënyrës së jetesës.
Besohet se shumë nga këta njerëz kanë një jetëgjatësi prej 100 vitesh. Këto besime mund të konfirmohen nga një tregim i vitit 1984, i cili tregon për ardhjen e një njeriu Hunza, Said Abdul Mbundu, në Londër. Zyrtarët e aeroportit u habitën kur shqyrtuan dokumentat e tij dhe zbuluan se ky njeri në të vërtetë kishte lindur në 1832.