Kuriozitete
Atentati me eksploziv në Vlorë, djalit të biznesmenit i presin këmbën
Atentati me eksploziv në Vlorë, djalit të biznesmenit i presin këmbën
Paraditen e sotme qyteti i Vlorës u trondit nga një shpërthim i fuqishëm eksplozivi, ku një makinë e cila ishte në ecje e sipër u hodh në erë.
Për pasojë mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, 25-vjeçari Ines Hajrulla, i cili po lufton në spital mes jetës dhe vdekjes.
Mësohet se i riu ka humbur njërën këmbë si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, ndërkohë që rrezikohet edhe këmba tjetër.
Hajrulla i cili njihet si person me precedentë të theksuar kriminalë, rezulton se është djali i një biznesmeni të njohur vlonjat.
Hetimet paraprake konfirmojnë se i riu ishte pikërisht shënjestra e atentatit të ndodhur këtë të hënë.
Ngjarja u shënua në lagjen “Hajro Çakërri”, tek Bishti i Kalldrëmit në qytetin bregdetar, ku automjeti shpërtheu në lëvizje, ndërsa më tej vazhdoi lëvizjen për disa metra, deri kur u përplas me një mjet tjetër.
Makina tip “Jeep” me targa AA 298 CL, me drejtues Hajrullaun, shpërtheu gjatë lëvizjes, ndërsa dyshohet se eksplozivi ishte vendosur në pjesën e përparme të tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al
Makinës në Vlorë iu vu eksploziv, i plagosuri me precedentë të theksuar kriminal
Shpërthen në ecje e sipër makina në Vlorë, plagoset një person
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.