Kuriozitete
“Ba më ka kap policia”, zbardhet biseda e Orest Sotës me babain biznesmen
“Ba më ka kap policia”, zbardhet biseda e Orest Sotës me babain biznesmen
Është zhvilluar paraditen e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për biznesmenin e ndaluar në Elbasan më 1 nëntor.
Gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia, Orest Sotës ju gjetën në makinë 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.
Në seancën e sotme, u paraqitën prova të tjera për rastin si dhe biseda të përgjuara. Mes materialeve të vëna në dispozicion të Gjykatës, ishte edhe biseda që Orest Sota ka zhvilluar me babain e tij në momentin që është ndaluar nga policia.
Në një bisedë të zhvilluar mes tyre në Whatsapp, Lefter Sota i kalon të birit numrin e një përfaqësuesi të kompanisë Kurum.
Sipas pretendimeve të tyre paratë e konsiderueshme të gjetura në makinë, do të shërbenin si garanci e kthyeshme për blerjen e hekurit në kompaninë turke Kurum. Ndërkohë, kur është ndaluar nga policia, Orest Sota i ka shkruar të atit: Më ka kap policia.
Në një pjesë të bisedave, Lefter Sota komunikon në WhatsApp me aksionerët e KURUM, Korai Kurum dhe me Yusuf Kurum e Ahmet Kurum.
Megjithë këto prova, Gjykata për Krime të Rënda vendosi sot të lërë në “arrest me burg” Orest Sotën. Ndërsa prokuroria ngriti dyshime se paratë e gjetura në makinë janë të ish-ministrit Saimir Tahiri, ky i fundit i vënë nën hetim prej muajit tetor, për trafik droge dhe korrupsion. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.