Kuriozitete
Babai e fut çdo ditë të bijën e sëmurë në një varr të hapur, arsyeja e dhimbshme
Një histori e dhimbshme na vjen nga Kina që ka si protagonistë babë e bijë.
Një baba në Sichuan të Kinës, i quajtur Xhang Liyonga e dërgon çdo ditë të bijën në një varr të hapur në mënyrë që të mësohet me vendin ku do të prehet pasi të largohet nga kjo botë.
Vajza e vogël ka një sëmundje të rëndë e cila i ka ditët e numëruara.
Ajo vuan nga një çrregullim në qarkullimin e gjakut dhe për shërimin e saj nevojiten shuma të mëdha parash.
Babai tregon se i ka shpenzuar të gjitha kursimet për shërimin e saj dhe se i ka humbur shpresat.
Në këtë mënyrë ai thotë se po përpiqet që t’i tregojë se ajo është e sëmurë dhe se nuk do të jetojë edhe shumë gjatë.
“Kemi humbur të gjitha shpresat për mbijetesën e saj dhe nuk kemi më të ardhura. Askush nuk po na ndihmon që ta shërojmë”, ka treguar babai i vajzës