Kuriozitete
Babai i Orest Sotës, dorëzon në prokurori faturat e transaksioneve financiare
Babai i Orest Sotës, dorëzon në prokurori faturat e transaksioneve financiare
Babai i Orest Sotës, biznesmeni Lefter Sota, dërgon në prokurori një material të plotë të të gjitha faturave dhe transaksioneve financiare të kryera prej tij gjatë viteve të fundit.
Sekuestrimi i 863 mijë eurove të të birit në 1 nëntor, duket se kanë detyruar biznesmenin e hekurit që të dorëzojë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda informacion mbi burimin pasuror të 863 mijë eurove, të sekuestruara në makinën me të cilën po udhëtonte djali i tij Orest Sota në 1 nëntor.
I kontaktuar nga ABC Neës, biznesmeni Lefter Sota theksoi se memo-ja që iu dorëzua organit të akuzës, kishte të bashkëngjitur faturat financiare dhe historikun e transfertave bankare.
Aktualisht Orest Sota po qëndron në masën e sigurisë me arrest me burg. 25 vjeçarit së bashku me sasinë e konsiderueshme të parave iu sekuestruan edhe 2 patentat e lundrimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do të bashkojë hetimin kundër Orest Sotës me dosjen “Habilaj”, ku po hetohet edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.