Kuriozitete
Babai sakrifikon djalin 13 vjeçar për të larguar “shpirtrat e këqij” nga shtëpia
Babai sakrifikon djalin 13 vjeçar për të larguar “shpirtrat e këqij” nga shtëpia
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një familje në Indinë Qendrore ku një baba ka vrarë djalin e tij 13 vjeçar duke e goditur në kokë dhe i ka prerë organin gjenital me sëpatë për të çliruar shtëpinë e tij nga “shpirtrat e këqij”.
Ram Gopal Patel, 39 vjeç e sakrifikoi të birin Rupesh duke e lënë që të vdiste nga hemorragjia në shtëpinë e tij në Baloda Pazari.
Ai pretendoi se magjistari Rajesh Yadav, 19 vjeç, i kishte thënë atij të kryente aktin e tmerrshëm ndaj adoleshentit dhe pas kësaj do të shpëtonte nga të gjitha problemet.
Fillimisht ata e goditën 13-vjeçarin në kokë, i prenë organet gjenitale dhe me pas e lanë aty, të mbuluar nga gjaku, deri sa ai gjeti vdekjen.
“I akuzuari Ram Gopal Patel dhe Rajesh Yadav sakrifikuan 13-vjeçarin Rupesh Patel para se të vdiste. Ata e goditën Rupeshin në kokë dhe më pas i copëtuan organet e tij me një sëpatë dhe e lanë të shtrirë në dysheme në një pellg gjaku.
Babai e ka pranuar tashmë krimin e tij, por është në gjendje shoku dhe ndoshta duke u penduar për veprimet e tij”, u shpreh oficeri i policisë.
Më tej në deklaratën e tij para policëve 39 vjeçari ka thënë se “gjëra të çuditshme po ndodhnin në shtëpi për një farë kohe si zhurma të çuditshme te enët dhe dritaret”.
Ai është shprehur i dëshpëruar për të hequr qafe të keqen. Nëna e djalit nuk ishte në banesë në momentin që ndodhi krimi dhe e gjeti Rupesh të shtrirë në dysheme.
Ajo e denoncoi rastin në polici dhe vrasësit u arrestuan dy ditë më parë. Nëna e 13 vjeçarit shtoi se babai i djalit mund të ishte i pushtuar nga shpirtrat e këqij para se të vriste djalin e tij. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.