Kuriozitete
“Balili”, sekuestrohet “Santa Quaranta” dhe gjithë pasuritë e tij
“Balili”, sekuestrohet “Santa Quaranta” dhe gjithë pasuritë e tij
Vihet nën sekuestro preventive kompleksi “Santa Quaranta” në Sarandë dhe gjithë pasuritë e të shpallurit në kërkim për trafik droge, Klement Balili.
Paraditen e sotme, forcat e policisë kanë shkuar në hotelin në pronësi të tij, duke e vendosur nën sekuestro.
Pasuritë e tij vihen nën sekuestro pasi Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi dje kërkesën e Prokurorisë, për të vendosur masën e sekuestros preventive për pronat e Balilit.
Vendimi u dha në bazë të ligjit antimafia, për asete pasurore që i përkasin Klement Balilit dhe të afërmve të tij.
Balili rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge për llogari të autoriteteve greke dhe ato shqiptare.
Mësohet se nën sekuestro janë vënë apartamente në Tiranë dhe Sarandë si dhe hoteli “Santa Quaranta”, i vili rezulton në pronësi të ish-drejtorit të Transporteve Sarandë.
Balili i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe krijim të organizatave kriminale, njihet edhe si “kumbari” i drogës në Ballkan. /a.y/noa.al
Gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të Klement Balilajt
Pasuritë e Balilit, Prokuroria kërkon sekuestron e "Santa Quarantas"
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.