Connect with us

Balla: Basha të tregojë burimin ku i gjeti 1 milion dollarë. PD: Kontratat tona dokument publik

Kuriozitete

Balla: Basha të tregojë burimin ku i gjeti 1 milion dollarë. PD: Kontratat tona dokument publik

Balla: Basha të tregojë burimin ku i gjeti 1 milion dollarë. PD: Kontratat tona dokument publik

Taulant Balla iu kundërvu sërish sot Lulzim Bashës sa i takon kontratës së lidhur nga kryedemokrati me një kompani amerikane lobimi nën dyshimet se është fshehur burimi i financimit. Balla ka pyetur Bashën se cili është burimi i atyre parave.

“Lulzim Basha po fshihet nga përgjegjësia ndaj shqiptarëve por edhe anëtarësisë së Partisë Demokratike, për të sqaruar skandalin ku e ka futur këtë parti. Basha duhet të përgjigjet menjëherë se cili është burimi i atyre parave”, shprehet Balla.

Më tej t socialisti i ka bërë thirrje edhe kreut të KQZ-së, Klement Zgurit dhe administratës që të mos bëjnë asnjë regjistrim deklarimi shpenzime shtesë nga ana e subjektit politik PD, apo ndonjë falsifikim protokolli.

“I bëj thirrje Klement Zgurit dhe administratës së KQZ të mos bëjnë asnjë regjistrim deklarimi shpenzime shtesë nga ana e subjektit politik PD, apo ndonjë falsifikim protokolli për gjoja deklarim të mëparshëm, sepse është vepër e rëndë penale, prishje e provave të veprës penale.

Ku i ka gjetur Partia Demokratike dhe Lulzim Basha këto shuma marramendëse parash? 1 milion dollarë? Këta që flasin për ditë për para të pista e vota të blera, ku i kanë gjetur 1 milion dollarë?”, shton Balla.

Lidhur me këto akuza ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike e cila është shprehur se ato kontrata janë dokumente publike që janë të depozituara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë.

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kontratat e lobimit me një kompani amerikane, ndërsa i kanë cilësuar ato dokumente publik që janë të depozituara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë.

“Kontratat dhe pagesat e bëra janë subjekt i ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë audituar dhe kontrolluar nga qeveria amerikane.

Megjithatë Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti janë të mirëpritur t’i hetojnë ato në çdo kohë. Partia Demokratike u vë në dispozicion një kopje kur të duan. Madje janë të mirëpritur të marrin edhe Saimir Tahirin dhe Agron Xhafën dhe Moisi Habilajn në ekipin e hetimit”, thuhet në deklaratën e PD.

Më tej PD thekson se “Shpërqendrimi i vëmendjes nga kriminalizimi i qeverisë dhe Partisë Socialiste është shërbim ndaj krimit dhe minim i interesit publik. Vetë Taulant Balla dhe Blerina Gjylametaj duhet të jenë më të shqetësuar për fatin e partisë së tyre që ka rënë nën kthetrat e krimit.

Shashkat dhe tamtamet e tyre nuk mbulojnë dot bëmat ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Roshit dhe të vetë Edi Ramës që janë zhytur në krim dhe trafik droge”. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top