Connect with us

Balla ironizon Berishën: E di që se do më Bashën, por mos ia bëj pas shpine

Kuriozitete

Balla ironizon Berishën: E di që se do më Bashën, por mos ia bëj pas shpine

Balla ironizon Berishën: E di që se do më Bashën, por mos ia bëj pas shpine

Akuzave për aferë korruptive në vlerë 220 milionë euro të bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha, u është përgjigjur kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla.

Nga salla e Kuvendit, Balla ka zgjedhur të ironizojë ish-Kryeministrin, duke thënë se pavarësisht faktit që Berisha duhet të fliste për dhunën ndaj grave, iu kushtoi rëndësi interesave të tij politike për karrige.

Madje Balla shkoi më tej kur tha se inatin apo dashurinë që Berisha ka për Bashën duhet ta mbajë përbrenda.

“Kolege besoj se nuk kishit ndonjë surprizë nga parafolësi (Berisha). Edhe nga mënyra se si foli apologjia është gjëja më e mirë që mund t’i bëhet sjelljes së patolerueshme të një politikani. Ai është kampioni më i madh i gënjeshtrës që ka njohur kjo foltore. (Berisha) E kuptoj që Lulin se do më, por inatin dhe dashurinë për të mbaje brenda vetes. Erdhe të flisje ti këtu, se ai nuk e bënte dot (për shifrat). Do na qeshin që ka politikanë që s’dinë të bëjnë mbledhje. Ne duhet të angazhohemi që ato që themi këtu t’i mbajmë. Sot ishte ditë solemne për të qenë bashkë, dhe jo për të hequr hallin e radhës për Saliun apo Lulin”, tha Balla

Kujtojmë se Kuvendi është mbledhur këtë të hënë për të diskutuar mbi projektrezolutën “për dënimin e fenomenit të dhunës në familje dhe marrjen e masave urgjente për evidentimin e situatës dhe gjetjen e mekanizmave efikas ligjor për parandalimin e këtij fenomeni”. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top